Rreth nesh · Ndihmë
Gjithçka që duhet të dini për përdorimin e E-Studenti, ngarkimin e materialeve dhe mbrojtjen e privatësisë.
E-Studenti është një platformë komunitare e krijuar nga studentë, për studentë. Nuk është faqe zyrtare e asnjë universiteti — materialet ngarkohen vullnetarisht nga përdoruesit e regjistruar.
Krijoni llogari, verifikoni email-in, pastaj shkoni te Ngarko material. Plotësoni titullin, fakultetin, lëndën, llojin dhe nivelin e studimit, dhe bashkangjitni skedarin (PDF, DOC, PPT, ZIP etj.).
Kur zgjidhni postim anonim, emri juaj shfaqet si "Anonim" publikisht dhe nuk mund të gjendet materiali duke kërkuar emrin tuaj. Moderatorët mund ta shohin identitetin real vetëm për qëllime moderimi dhe raportimesh.
Jo. Shikimi dhe shkarkimi i materialeve publike është i hapur për të gjithë. Llogaria kërkohet vetëm për ngarkim, menaxhim materialesh dhe raportime.
Përdorni butonin "Raporto" pranë materialit ose na shkruani përmes formularit të kontaktit në faqen Rreth nesh duke zgjedhur subjektin "Raportoj material".
Po. Gjatë ngarkimit zgjidhni nivelin e studimit (Bachelor, Master ose Doktoraturë). Në katalog mund të filtroni materialet sipas nivelit përmes filtrit "Niveli".
Çdo përdorues i regjistruar mund të dërgojë lidhje (faqe kursi, Drive, MEGA etj.). Asgjë nuk publikohet automatikisht — moderatorët i shqyrtojnë fillimisht. URL-të e shkurtra zgjidhen para moderimit dhe shfaqet domeni real.
Ruajmë vetëm të dhënat e nevojshme për llogarinë, respektojmë postimin anonim në kërkim dhe shfaqje publike, dhe nuk i ndajmë të dhënat me palë të treta. Lexoni Politikën e privatësisë për detaje.
E-Studenti është projekt me burim të hapur i mirëmbajtur nga studentë vullnetarë dhe kontribues të komunitetit. Kod burimor është i disponueshëm në GitHub.
Nuk gjetët përgjigjen? Na kontaktoni.