Kthehu te fakultetet
ECON

Fakulteti Ekonomik

Faqja zyrtare

Fakulteti i Ekonomisë ofron programe në ekonomi, administrim biznesi, menaxhim dhe fusha të tjera të lidhura me të, duke i përgatitur studentët për karriera në sektorët e biznesit dhe ekonomisë.

Departamente

6

Themeluar

1960

Vendndodhja

Agim Ramadani, Prishtinë

Kontakti

Departamentet

Banka dhe Financa

Ky program vë theksin në përdorimin e koncepteve ekonomike, financiare, dhe analizave kritike për të zgjidhur probleme ekonomike dhe financiare, në fushën e bankave dhe financave.

Menaxhment

Ky program është i konceptuar t’i shtojë kapacitetet menaxhuese të invidivëde dhe t’i përgatisë menaxherët e rinj të organizatave, në kushtet kur aftësia vendimmarrëse dhe menaxhimi shkojnë përtej pozitave formale.

Marketing

Ky program ka për qellim të përgatisë kuadro që kontribuojnë në progresin e përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror të Kosovës dhe më gjerë, për të përparuar dijen globale në fushën e marketingut.

Ekonomiks

Qëllimi i Programit Ekonomiks është të pajisë studentët me aftësitë për zgjidhjen e problemeve, për të mundësuar atyre që të punojnë në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi në fushat e ardhshme profesionale.

Kontabilitet

Programi i Kontabilitetit ofron një mjedis që i përkushtohet studentëve, që promovon përsosmërinë akademike, ngritjen profesionale dhe personale përmes frymës kolegjiale me sjellje etike dhe profesionale.

Ekonomi e aplikuar dhe menaxhment

Ky Program ofron njohuri të thella mbi teoritë ekonomike dhe një gamë të gjerë të shkathtësive rreth biznesit, çështjeve organizative dhe financimit duke përdorë metoda analitike e dhe kuantitative.